Industria e mishit: Jo taksa për lëndët e para, ose çmimi do të rritet

14.06.2022 15:46

Grupi i përpunuesve të mishit dhe industrive të mishit....

Grupi i përpunuesve të mishit dhe industrive të mishit pranë Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut, kërkon vazhdimin e masës për lirim nga taksat doganore për mishin e ngrirë të derrit të destinuar për përpunim.

Ata paralajmërojnë se nëse nuk vazhdojnë importet pa taksa të lëndëve të para, çmimet e mishit do të rriten nga 20 deri në 30 për qind.

“Së pari pason një goditje e re çmimi prej 20 deri në 30 për qind rritje të çmimeve të produkteve të mishit nga mishi i derrit, e dyta reduktim i numrit të të punësuarve me gjithashtu 20 në 30 për qind dhe në terma afatgjatë rritje të importeve dhe mbyllje të disa objekteve të përpunimit të mishit.”,- tha Goce Trajçev nga  Grupacioni i Prodhuesve dhe Përpunuesve të Mishit.

“Që të mos kemi shok çmimesh edhe në këtë pjesë, kërkojmë takim me përfaqësuesit e resorit ekonomik në qeveri për të diskutuar për vazhdimin e kësaj mase, ose të ndonjë mase tjetër për përpunuesit e mishit të derrit.”,- theksoi Vasko Ristovski nga Oda Ekonomike.

Ata thonë se çdo vit kontribuojnë drejtpërdrejt me mbi 4.5 milionë euro në Buxhet. Por, ankohen se produktet e gatshme nga jashtë hyjnë në vend me 0% doganë, e kur përpunuesit vendas importojnë lëndë të parë paguajnë doganë nga 20 deri në 35%. Kjo do të rëndohet më tej jo vetëm nga rritja e çmimit të energjisë, por edhe me funksionimin e nismës  “Ballkani i Hapur”. Thonë se do detyrohen t’i mbyllin fabrikat e të transferohen në vendet fqinjë. (Vlora Latifi Topojani, TVM2)