Maqedoni

SASHKU: Më 20 janar paralajmëron grevë

10.01.2015 15:46

Sindikata e Arsimit dhe Shkencës paralajmëroi sot riaktivizimin e grevës gjenerale më 20 janar të këtij viti, për shkak të mospasjes së rezultateve nga bisedimet me Ministrinë e Arsimit...

Nga SASHK-u njoftuan se mbetet konsekuent në qëndrimet, që të anulohen dënimet për mësimdhënësit që u janë shqiptuar për shkak të mospërputhjes së notës së nxënësve me atë të testimit ekstern.
 
Por SASHK-u kërkon edhe rritjen e pagave për 25 për qind.
 
“Sot këshilli i SASHK_ut për mes kordinatorëve të vet të cilët ishin të pranishëm në grupin punues ,prezantuan se si  në fakt po rrjedhin marveshjet dhe kujan problemet më të mëdha,por haptazi shifet se problemet janë nga ana tjeter ,pasi që nga ana jon nga ana SASHK_ut gjithmon ishin –u prashtrauan propozime konstruktive ,te mbeshtetur ne argumente dhe fakte ,ndersa nga pala tjeter pergjigja ishte se grupi punues ka mandat te kufizuar dhe nuk mund te vendos per kerkesat tona”, shprehet Jakim Nedellkov nga SASHK. 
 
Greva e paralajmëruar për më 20 janar kur edhe pritet të filloj gjysmëvjetori i dytë, do të jetë klasike, që nënkupton se mësimdhënësit do të paraqiten në vendet e tyre të punës, por nuk do ta realizojnë procesin edukativo arsimor.
 
Greva nuk ndërlidhet me pakon e reformave në arsim.
 
GYLTENE SINANI