ZIZHT, promovohet Zona e re “Shkupi 3”
Zona Industriale për Zhvillim Teknologjik....

Zona Industriale për Zhvillim Teknologjik prezantoi Zonën e re Ekonomike për Zhvillim “Shkupi 3”. Kryetari i ZIZHT-së, Jovan Despotovski, thotë se me mençuri duhet të shfrytëzohen 45 hektarë tokë që disponon shteti dhe të rinjtë të angazhohen me kapacitet e tyre intelektuale.
“Qëllimi dhe studimet tregojnë se duhet të gjenerohen investime mbi 850 milionë euro në dhjetë vitet e ardhshme, synimi është sigurisht që të sjellim kompani apo të zhvillojmë kompani që do të fokusohen ekskluzivisht në teknologjitë e larta dhe objektivi është të gjenerohen të ardhurat e larta për personat që do të jenë të angazhuar atje. Bëhet fjalë diku nga 4500 deri në 5500 të rinj që pritet të angazhohen brenda këtyre objekteve, që do të gjenerojnë të ardhura për të gjithë bashkëqytetarët tanë përmes pagave në buxhet.” ,- deklaroi kryetari i ZIZHT-së, Jovan Despotovski.
Despotovski shtoi se qëllimi është që të kemi fokus në zonat me teknologji të larta. Zonat Industriale për Zhvillim Teknologjik të mos jenë në dispozicion vetëm për kompanitë e huaja, për punonjësit në ato kompani të jenë të disponueshme për një gamë të gjerë të qytetarëve të këtij vendi. (Sedat Selimi, TVM2)
