Petkov: Zgjedhjet do të ishin katastrofike për Bullgarinë
Zgjedhje e parakohshme parlamentare për Bullgarinë.....

Zgjedhje e parakohshme parlamentare për Bullgarinë do të ishin katastrofike dhe humbje kohe historike, ka deklaruar kryeministri bullgar, Kiril Petkov. Ai ka thënë se do të bisedojë me çdo deputet që të siguroj shumicë stabile.
Petkov është i bindur se “Vazhdojmë me ndryshimet” do t’i bashkëngjiten shumë mbështetës të tjerë.
Ministri i sportit, Radostin Vasilev, dhe 7 deputetët e partisë “Ka popull të tillë” të Trifonovit, kanë bërë të qartë se do të qëndrojnë në koalicionin qeverisës, thotë Petkov për të shtuar se këtë e bëjnë për shkak të lojalitetit ndaj Bullgarisë.
“Bisedimet me shumë njerëz vazhdojnë, sepse ideja është që të gjithë ta kuptojnë përgjegjësinë e madhe që mbajnë. Nëse 22 projektligje nuk miratohen deri në fund të vitit, Bullgaria do të humbasë 12 miliardë nga fondet evropiane për ekonominë bullgare, përditësimet e pensioneve nuk do të ndodhin, familjet e reja nuk do të marrin lehtësira shtesë tatimore dhe çmimet e karburanteve do të vazhdojnë të jenë të larta dhe me shumë gjasa edhe një fluks i Kovid-19 do të vijë në vjeshtë.”,- deklaroi kryeministri i Bullgarisë, Kiril Petkov.
Pesë deputetët bullgarë, të cilët ditë më parë njoftuan se po largohen nga partia “Ka një popull të tillë”, kanë paraqitur kërkesë për largim nga grupi parlamentar dhe tani janë të pavarur.
Duke u ballafaquar me humbjen e deputetëve, Slavi Trifonov kërkon seancë të mbyllur në kuvend në të cilin ish ministrja për punë të jashtme, Gençoska, do të prezantonte dokumente të cilat sipas Trivonovit dëshmojnë se kryeministri Petkov fshehtas ka negociuar për të hequr bllokadën ndaj Maqedonisë se Veriut. (Sanije Duraku, TVM2)
