Maqedoni

Kontesti i emrit: Shpresë pas zgjedhjeve në Greqi

10.01.2015 16:43

Moszgjidhja e kontestit të emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë, sigurisht që është si rezultat i mospasjes së vullnetit nga të dy palët...

Kjo pasi Maqedonia nuk ka mundur të bëjë kompromisin kur atë ia ka ofruar faktori ndërkombëtar. Por mund të thuhet se Greqia mban fajin më të madh për mos arritjen e zgjidhjes, sepse shfrytëzon komoditetin e saj si anëtare para Maqedonisë në BE dhe NATO.
 
Kështu vlerëson analisti politik, Ismet Ramadani, i cili potencon që Greqia deri më tani nuk ka treguar ndonjë interes të veçantë për gjetjen e zgjidhjes.
 
“Greqia ka shfrytëzuar edhe komoditetin e saj vizavi R. Maqedonisë për shkak se në atë struktura ku synon Maqedonia ajo është etabluar si shtet edhe në NATO dhe në BE, dhe prandaj ashtu sillet. Prandaj edhe RM  duhej të gjejhë forma më të sofistikuara me përkrahës, por edhe me një unitet të brendshëm që të gjejë mundësinë për të zgjedhur këtë problem, sepse tek e fundit e ndjen ajo më së shumti si në aspektin e krizës politike, ekonomike, sociale, ndëretnike, prandaj edhe duheshte të bëjë hapin gjithnë përpara për të lënë përshtypje tek faktori ndërkombëtar”, shprehet analisti politik Ismet Ramadani.
 
Ramadani shton se shpresë për mundësi për zgjidhje mund të ketë pas zgjedhjeve të ardhshme në Greqi, ku pritet që Parti politike Sirisa me një lider të ri të sjellë frymë të re në atë që do të thotë vullnet për të biseduar.
 
Vetëm para disa ditëve, në deklaratë për TVM, edhe ish-deputjetja gjarmane në Parlamentin Evropian, Doris Pak, ka deklaruar që BE gabon që nuk e anëtarëson Maqedoninë dhe se fajtor kryesor për moszgjidhjen e emrit është vetë Greqia.
 
“Greqia është ajo që vazhdon të bllokojë. Nuk e di si të shprehem. Nuk do të flisja për Greqinë, por për politikanët grekë që nuk shohin se ç’ndodh në anën tjetër dhe nuk janë dakord që vendi të ecë përpara drejt BE-së. Kjo gjë vjen nga një vend anëtar i BE-së, anëtar i NATO-s? Nga çfarë ka frikë Greqia? Nga asgjë. Nga një vend i vogël që quhet Maqedoni? Ruana Zot! Nëse themi Maqedonia ose Maqedonia Veriore në fund nuk mund të mohojmë se njerëzit që jetojnë atje janë maqedonas”, shprehet ish-deputetja në Parlamentin Evropian, Doris Pak.
 
Madje edhe Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, në fjalimin e mbajtur para disa ditëve, para qytetrëve në Bogovinës, deklaroi se pas zgjedhjeve në Greqi, shpreson që vendi dhe kontesti me emrin të rikthehet në agjendën e partnerëve të vendit deri tek zgjidhja e favorshme për Maqedoninë dhe Ballkanin perendimor.
 
Ahmeti ka shtuar se, qytetarët duhet të kërkojnë nga partitë politike dhe përfaqësuesit e tyre që të punojnë seriozisht dhe me përkushtim për NATO dhe integrimin në BE, dhe të gjithë duhet ta dijnë që ky vend është përcaktuar për NATO dhe BE dhe nuk do të bën pjesë në sferat e intereseve lindore.
 
MEFAIL ISMAILI