Covid-19, asnjë i vdekur, 66 raste të reja në 24 orë
14.06.2022 17:48
Në 24 orët e fundit janë kryer 983 analiza....

Në 24 orët e fundit janë kryer 983 analiza dhe janë regjistruar 66 raste të reja me KOVID-19, mes tyre 13 riinfeksione.
Janë regjistruar 115 pacientë të shëruar, ndërsa gjatë 24 orëve të fundit dhe sipas regjistrit të personave të vdekur me diagnozë KOVID-19 nga “Termini Im”, nuk është regjistruar asnjë një person i vdekur.
Deri më tani në vend janë kryer gjithsej 2.067.648 testime të KOVID-19.
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me KOVID në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 312.673, numri i të shëruarve është 303.007, numri i të vdekurve është 9.316 dhe numri i rasteve aktive është 350.
