Deputeti i Alternativës, Rexhepi, kalon i pavarur

14.06.2022 19:55

Deputeti i Alternativës Skender Rexhepi- Zejd, ka njoftuar Kuvendin se do të veprojë si deputet i pavarur....

Deputeti i Alternativës Skender Rexhepi- Zejd, ka njoftuar Kuvendin se do të veprojë si deputet i pavarur. 

Rexhepi u zgjodh deputet i Alternativës së Afrim Gashi në zgjedhjet parlamentare të vitit 2020. Ndërsa kjo parti ishte në opozitë, në koalicion me ASH-në, Rexhepi ishte koordinator i grupit parlamentar. 
 
Pas vendimit të Rexhepit për të vepruar si i pavarur në Kuvend, Alternativa mbetet me tre deputetë. Ky hap i Rexhepit vjen pas zgjedhjes së organeve të reja partiake, ndërsa emri i tij nuk u gjet në asnjë pozitë të partisë së Gashit.