Kumanovë, protestë e qytetarëve kundër ndotjes së ajrit
Për shkak të ndotjes së ajrit....

Për shkak të ndotjes së ajrit tashmë disa javë, me moton “Dua të marr frymë”, qytetarë të revoltuar protestuan në Kumanovë, duke kërkuar nga autoritetet të ndërmarrin masa tek autoritetet kompetente të Republikës së Serbisë, pasiqë ndotëse e ajrit është një fabrikë e cila gjendet në Komunën e Preshevës në afërsi të vendkalimit kufitar në Tabanoc.
“Kumanova, muajin e fundit po përballet me ndotjen e ajrit, sidomos në periudhën kohore nga orët e vona të mbrëmjes e deri në mëngjes. Nuk jemi hetues të themi se kush është ndotësi, por apelojmë tek autoritetet kompetente që të ndërmarrin diç që të na mundësohet që së paku gjatë verës të thithim ajër të pastër”, shtoi mes tjerash Ana Denkoviç Antevska.
Qytetarët e Kumanovës ankohen se në orët e mbrëmjes dhe të mëngjesit përshkak të ajrit të ndotur nga tymi që vie nga fqiu verior, ndiejnë erë të keqe, djegie të syve, kokëdhembje dhe simptoma tjera.
Ndonëse deri më tash është konstatuar se prej nga vie tymi i dendur dhe edhe përkundër paralajmërimeve të autoriteteve kompetente se do të ndërmarrin diç, tash për tash nuk ka asnjë rezultat, kumanovarët vazhdojnë të ngulfaten në ajër të ndotur. (Fatlum Aqifi, TVM2)
