Maqedoni

Parashikimi i motit

15.06.2022 09:02

Moti këtë të mërkurë parashikohet fillimisht i kthjellët me vranësira të pakta kalimtare...

Moti këtë të mërkurë parashikohet fillimisht i kthjellët me vranësira të pakta kalimtare. Nga orët e mesditës deri ato të pasdites vonë mot me kthjellime si dhe alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura. Këto vranësira do të shoqërohen me reshje shiu të izoluara në relievet e larta malore. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare veriore. 
 
Temperatura minimale do të jetë në interval prej 7°C deri në 17°C, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 25°C deri në 32°C.
 
Në Shkup moti me diell me vranësira të vogla deri mesatare dhe me erë të lehtë deri mesatare veriore. Temperatura minimale do të bie deri në 14°C, ndërsa ajo maksimale do të mbërrijë deri në 30°C.
 
Në ditët në vijim do të mbizotërojë mot i ndryshueshëm me vranësira. Në fund të javës do të ketë kushte për paqëndrueshmëri kalimtare e cila do të jetë më e shprehur të premten dhe do të jetë e shoqëruar me shi afatshkurtër të rrëmbyeshëm dhe paraqitje të bubullimave. Të premten dhe veçanërisht të shtunën moti do të jetë me erë të përforcuar veriore.