Maqedoni
Shkup, 193 kundërvajtje në komunikacion, 64 për tejkalim të shpejtësisë së lejuar
15.06.2022 09:25
Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrollimet e përforcuara në trafik...

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrollimet e përforcuara në trafik ku vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 193 sanksione.
Gjashtëdhjetë e katër prej sanksione janë shqiptuar për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, shtatëmbëdhjetë sanksione për drejtimin e automjetit pa patentë shofer dhe dymbëdhjetë sanksione për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.
Poashtu janë shqiptuar edhe dhjetë masa për kundërvajtje nga motoçiklistë, gjashtë masa për mosdhënie përparësie të këmbësorëve, gjashtëmbëdhjetë për kundërvajtje nga këmbësorët dhe dhjetë masa për shfrytëzimin e telefonit celular gjatë drejtimit të automjetit.
Nga MPB njoftojnë se kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe apelojnë deri te qytetarët t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.
