Maqedoni

Tragjedi në klinikën e fëmijëve në Shkup

10.01.2015 17:02

Policia ka zbardhur detajet e vrasjes që ka ndodhur në orët e mbrëmjes së djeshme, mbi kulmin e Klinikës së Fëmijëve...

Maria Jakovleska Zëdhënëse e MPB-së deklaroi se një djalë 22 vjeçarë nga Petroveci i Shkupit me inicialet N.K, ka ngulfatur të dashurën e tij 31 vjeçare, që punonte si motër medicionale.  
 
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:30 minuta, në çatinë e Klinikës së Fëmijëve ku edhe ishin takuar dy personat. Incidentit, sipas policisë, i ka paraprirë një zënke verbale mes 22 vjeçarit dhe motrës medicionale dhe se i dyshuari pasi kishte mbytur bashkëfshataren e tij, kishte tentuar të vetëvritet, por policia kishte arritur që të parandalojë një gjë të tillë.
 
“Me marrëveshje kishin caktuar takim në çatinë e klinikës. Aktori i vrasjes nga ora 18:00 kishte qenë në vendin e caktuar, ndërsa viktima është paraqitur rreth orës 18.30 mes dyve është zhvilluar përleshje verbale, e cila ka pasuar me sulm fizik dhe ngulfatje. Autoritetet policore kanë arritur që ta marrin trupin e pajetë të 31 vjeçares. Pas disa orëve, policia ka arritur ta arrestojë të dyshuarin dhe e ka dërguar në polici, ku edhe ka pranuar fajin”, shprehet Zëdhënësja e MPB-së, Maria Jakovleska.
 
I akuzuari gjatë ditës para prokurorisë publike do të shpjegojë motivet dhe arsyet e vrasjes, të cilat sipas MPB-së ende nuk dihen.
 
GYLTENE SINANI