Botë

Lufta në Ukrainë, forcat ukrainase pësojnë humbje në Severodonetsk

15.06.2022 11:20

Forcat ukrainase po pësojnë humbje të mëdha në luftën kundër trupave ruse në Severodontsk...

Forcat ukrainase po pësojnë humbje të mëdha në luftën kundër trupave ruse në Severodontsk dhe në rajonin e Kharkiv, tha presidenti ukrainas Zelensky.

Ai theksoi se Ukraina ka nevojë për armë moderne anti-raketë. Ndërkohë, Rusia u ka bërë thirrje ukrainasve të ndalojnë rezistencën e pakuptimtë në Severodontsk dhe ka propozuar një korridor humanitar për evakuimin e civilëve. Guvernatori i Luhansk tha se rreth 500 civilë ishin fshehur në strehimoret nëntokësore të fabrikës kimike Azot. Sipas Shërbimit Shtetëror të Emergjencave të Ukrainës, rreth 300 mijë kilometra katrorë duhet të pastrohen nga minat që ka të ngjarë të zgjasin me vite.

Presidenti amerikan Biden ka thënë se po punon ngushtë me partnerët e Bashkimit Evropian për të ndërtuar kapanone të përkohshme përgjatë kufirit me Ukrainën dhe pjesë të Polonisë për të nxjerrë grurin e nevojshëm. Kreu i zyrës së presidentit ukrainas akuzoi ushtrinë ruse për granatimet dhe djegien e arave me drithë para korrjes.