Maqedoni

Zgjedhjet për Këshillin Komunal - Tetovë, BDI: Mosrespektimi i afateve, kalkulim politik

15.06.2022 14:21

Një ditë pas vendimit të qeverisë për të shpërbërë Këshillin Komunal në Tetovë...

Një ditë pas vendimit të qeverisë për të shpërbërë Këshillin Komunal në Tetovë, reaguan edhe partitë e tjera që janë anëtarë në këshill. BDI akuzon kreun e komunës se duke mos respektuar afatet ligjore për të miratuar llogarinë përfundimtare, me vetëdije e kalkulime politike e solli situatën në këtë pikë. Integristët thonë se janë gati për zgjedhjet e reja.
 
“Kjo ka ardhur si rezultat i mos-respektimit të afateve ligjore nga ana e kryetarit të komunës z. Kasamit. Më 7 prill në seancën e këshillit, këshilltarët e BDI-së, e votuan këtë llogari kurse përsëri blloku opozitar nuk e kaloi. Kjo është shumë joserioze dhe paraqet kalkulime politike. Mosfunksionimi i këshillit i bënë dëm vetë komunës. Kjo paraqet një ngërç siç u bë më këshillin por tani do jetë në ngërç edhe komuna. Kjo nuk është mirë dhe nuk është në të mirën e qytetarëve.”,- tha këshilltari i BDI- Këshilli Komunal – Tetovë, Blerim Osmani.
 
ASh: Dhamë përkrahje pa kushte, gati për zgjedhje
 
Nga ASh thonë se e kanë përkrahur pa kushte Këshillin Komunal, e tani janë gati për zgjedhjet e reja. 
 
“Ne e kemi përkrah pa asnjë kusht por kemi qenë kundër së keqes, kundër atij pushteti, që na katandisi si shoqëri dhe vazhdojmë të jemi edhe më tej kundër. ASh bëri sakrificë dhe shkoi pa asnjë kusht, kusht i vetëm ishte rrënimi i BDI-së në Pollog. Limitet kohore janë ditur se deri kur është  dashur të kalojë llogaria përfundimtare, deri sa nuk është bërë kanë qenë të vetëdijshëm se do të kalohet në zgjedhje lokale.  Qeveria e ka votuar ne na mbetet të tregojmë se jemi gati për të garuar.”,- tha këshilltarja e ASh-së - Këshilli Komunal Tetovë, Vjollca Berisha.
 
Kreu i komunës, Bilall Kasami, dhe nga “Më mirë për Tetovën”, potencuan të martën se janë pro zgjedhjeve. Ndërsa për koalicione do të prononcohen, pasi Kuvendi të shpall datën e zgjedhjeve për këshillin e Tetovës.
 
VISAR SADIKI