Maqedoni

RMV “mollë sherri” në Bullgari, Gençovska: Petkov i premtoi Varhejt heqjen e veto-s

15.06.2022 15:42

Negociatat për heqjen e mundshme të vetos për Maqedoninë e Veriut “mollë sherri” në koalicionin qeverisës të Bullgarisë....

Negociatat për heqjen e mundshme të vetos për Maqedoninë e Veriut “mollë sherri” në koalicionin qeverisës të Bullgarisë.  Ministrja e Jashtme në dorëheqje Gençovska, akuzoi Petkovin se i ka premtuar komisionerit për zgjerim të BE-së Varhej heqjen e vetos deri në fund të presidencës franceze. 

“Ne humbëm 5 muaj për t'u shpjeguar partnerëve tanë evropianë, komisionerëve evropianë, se cili është qëndrimi ynë. Presim që bullgarët të hyjnë në kushtetutë dhe të përfundojë procedura para heqjes së vetos. Ky është i vetmi pozicion mbi të cilin kemi mbijetuar.”,- tha ministrja e Punëve të Jashtme në Bullgari, Teodora Gençovska.
 
Petkov: Për RMV-në duhet të vendosin deputetët
 
Kryeministri bullgar Petkov akuzoi se kjo çështje po përdoret për të tërhequr vëmendjen nga çështjet e tjera të rëndësishme. Tha se qeveria do të dërgojë nga tani për diskutim e vendim në kuvend të gjitha propozimet që kanë të bëjnë me Maqedoninë e Veriut.
 
“Për të qenë i qartë, çdo propozim që ndryshon nga qëndrimi kornizë duhet të dërgohet menjëherë në Kuvend dhe të mos jepet pëlqimi derisa po diskutohet atje. Nëse ka një vendim negativ, jepni një përgjigje negative automatikisht. Në këtë mënyrë shmangim çdo spekulim se kjo Qeveri do të bëjë diçka për Maqedoninë e Veriut dhe kjo çështje duhet të zgjidhet vetëm dhe tërësisht nga deputetët.”,- theksoi kryeministri i Bullgarisë, Kiril Petkov.
 
Situatë e tensionuar në Bullgari, GERB  me kërkesë për mosbesim ndaj qeverisë
 
Me arsyetimin se ekzekutivi ka dështuar në fushën e ekonomisë dhe financave, GERB ka dorëzuar 59 nënshkrime me kërkesë për mosbesim ndaj Qeverisë. Pasi që partia "Ka një popull të tillë" u largua nga koalicioni, Bullgaria ka një qeveri të pakicës. Petkov  ditë më për tha se zgjedhjet nuk janë opsioni i duhur për Bullgarinë dhe se po kërkon një shumicë të re në parlament. 
 
SANIJE DURAKU