Maqedoni
Stomatologët privatë në protestë, kërkojnë të ndryshohet mënyra e pagesës
15.06.2022 15:59
Shoqata e Stomatologëve Privatë, doli në protestë për të kërkuar ndryshimin e mënyrës së pagesës

Shoqata e Stomatologëve Privatë, doli në protestë për të kërkuar ndryshimin e mënyrës së pagesës së të punësuarve në shërbimin dentarë. Ata kërkuan shfuqizimin e modelit stomatolog amë, kompensim financiar fiks që do të mbulojë pagat bruto të ekipit stomatologjik dhe infermierit dentar, shpenzimet e përgjithshme dhe shpenzimet e amortizimit, tarifa fikse të jetë nën ekipin stomatologjik dhe jo të varet nga numri i pacientëve të regjistruar.
“Kriteriumi i qeverisë që ishte deri më tani që të jepet licencë për veprimtari për 1 mijë pacientë të jetë për 2 mijë të siguruar. Procesi i optimalizimit nuk do të ndodh menjëherë por do të zgjatë me dekada kjo do të thotë se të gjitha ekipet të cilat tani kanë licencë veprimtarie do të mbeten dhe do të përfitojnë nga modeli i ri i financimit, e kjo do të thotë se nuk ka mbyllje të qendrave shëndetësore për sa i përket ndryshimit të atij kriteri.”,- deklaroi Zharko Gjorgjiev nga Shoqata e Stomatologëve Privatë.
“Ka 17 vite që ofrojmë shërbime private dentare. Deri më tani asnjë pushtet nuk gjeti mundësi të vijë të na dëgjojë se cilat probleme i kemi lidhur me gjendjen që e kemi sot. E kemi të qartë se jemi shtet i varfër, megjithatë kategoritë e ndjeshme të falimentuarit të papunë dhe të pa siguruarit kush duhet që t’i kontrollojë.”,- u shpreh stomatologu Zoran Trajkov.
Mbi 1200 veprimtari dentare kanë marrëveshje me Fondin Shëndetësor për shërbime primare stomatologjike. Vitin e kaluar janë mbyllur 70 ordinanca.
VLORA LATIFI TOPOJANI
