Maqedoni
Miratohen në lexim të dytë reformat në arsim
10.01.2015 17:57
Komisioni kuvendor për arsim dhe shkencë ka debatuar deri në orën tre të mëngjesit, më shumë se 17 orë për mbi 140 amendamentet...

Komisioni kuvendor për arsim dhe shkencë ka debatuar deri në orën tre të mëngjesit, më shumë se 17 orë për mbi 140 amendamentet e propozuara për pakon e ligjeve për arsim të Qeverisë.
Debati i ashpër i nisur me PDSH-së dhe BDI-së, më pas ka vazhduar vetëm edhe mes deputetëve të opozitës dhe atë mes Deputetit të PDSH-së, Bekim Fazliu dhe deputetet së opozitës maqedonase Sollza Gerçeva.
Thuajse të gjitha amendamentet e opozitës u refuzuan, me përjashtim të njërit propozuar nga PDSH, për përfaqësimin e drejtë të shqiptarëve në këshillat dhe komisionet që parashikohen të formohen.
“Kërkojmë paragraf të tretë me të cilin saktësohet që kandidati që e ndjek trajnimin në këtë akademi në fund ta jepë provimin në gjuhën amë të vetë, sepse nuk është e përcaktuar në cilën gjuhë”, shprehet deputeti i PDSH-së, Bekim Fazliu.
“Sipas meje koleg i nderuar, këtu mungon vetëm një DHE. Do të thotë jo në gjuhën amë, por EDHE në gjuhën amë, dhe në këtë rast për mua do të ishte i pranueshëm amendamenti, nuk mundeni juve në Maqedoni, vetëm në gjuhën ame. Kemi ne këtu edhe turq, boshnjak, serb e kështu me radhë, dhe mendoj se liçencat duhet t’i kenë në gjuhën e tyre amtare, por patjetër t’i kenë edhe në gjuhën maqedonase”, shprehet deputetja e pavarur Solza Gerceva.
“Totalisht një qasje shumë e gabuar. Liçenca duhet të jepet në gjuhën amë, për shqiptarin vetëm shqip , sepse ai do të ligjeron dhe do të mban mësim vetëm me nxënësit shqiptarë, për maqedonasin maqedonisht, nuk jemi kundër, për shkak se i ke dy gjhë që janë kategori kushtetuese, pastaj me të tjerët mund ta bëjshë atë kombinim që e kërkon dhe përderisa nuk e kuptoni këtë realitet, ne jemi një milion shqiptarë, çaç sa ju”, shprehet deputeti i PDSH-së, Bekim Fazliu.
Në fund, zëvendësministri i Arsimit, Spiro Ristovski, ka vlerësuar që, debati ka zgjatur disa muaj dhe ka pasur kohë të mjaftueshme për të gjitha propozimet dhe sygjerimet.
“Kemi situatë ku tre muaj diskutohet për këtë ligj, ditët e fundit ishim dëshmitarë të debatit që u realizua në kuvendin e rm-së, nël të cilën nuk morën pjesë me dëshirën e tyre, edhe pse me kërkesë të tyre ajo u transferua në kuvend, profesorët të cilët deklaroheshin se ishin kundër çdo reforme”, shprehet zv/ministri i arsimit dhe shkencës Spiro Ristovski.
Me pranimin e propozimeve të universiteteve në vend, për ligjin për arsimin e lartë, studentët u mundësohet të japin një të tretën e provimeve të vitit të tretë edhe pse nuk e kanë dhënë provimin shtetëror, por edhe të mund të merren programe studentore nga universitetet më të mira evropiane dhe botërore sipas listës së Shangait.
Tani pakoja e propozim ligjeve të Qeverisë për Arsim shkon për votim në seancë plenare.
MEFAIL ISMAILI
