Shpërbërja e Këshillit të Tetovës, Qeveria: U respektuan të gjitha afatet ligjore

15.06.2022 16:52

Qeveria thotë se i ka respektuar afatet ligjore....

Qeveria thotë se i ka respektuar afatet ligjore për shpërndarjen e Këshillit të Komunës së Tetovës. Tashmë ka mbetur vetëm të informohet Kuvendi e  të vijojë zbatimi i procedurës për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme për Këshillin e Komunës së Tetovës, në përputhje me dispozitat ligjore.

“Të gjitha afatet dhe procedurat ligjore që kanë të bëjnë me Vendimin për shpërndarjen e Këshillit të Komunës së Tetovës janë respektuar dhe në mbledhjen e djeshme të Qeverisë është miratuar vendim për shpërndarjen e Këshillit të Komunës së Tetovës. Më pas, procedura vazhdon në Kuvend dhe sipas të gjitha dispozitave ligjore do të organizohen zgjedhje të parakohshme për Këshillin e kësaj komune.”,- tha zëdhënësi i Qeverisë, Muhamet Hoxha.