Luftime në Severodonjeck, Ukraina kërkon armë e sanksione ndaj Rusisë
Rusia është zotuar të hapë korridore humanitare....

Rusia është zotuar të hapë korridore humanitare për evakuimin e qindra civilëve të bllokuar në kompleksin kimik “Azot-Plant” në Severodonjeck. Por, kjo nuk ndodhi. Të dyja palët akuzojnë njëra-tjetrën për dështimin e këtij plani.
Në një skenar të ngjashëm me atë të Mariupolit, forcave ukrainase që po mbrojnë Severodonjetskun u është kërkuar të ulin armët dhe të dorëzohen.
“Ky është shansi i fundit për tu dorëzuar. Luftëtarët ukrainas duhet t`i japin fund rezistencës së tyre të pakuptimtë.”,- tha kreu i qendrës ruse të mbrojtjes kombëtare, Mikhail Mizintsev.
Ukrainasit vazhdojnë rezistencën e kanë zgjedhur të luftojnë deri në vdekje. Kievi ripërsëriti thirrjet për armatime e për më shumë sanksione ndaj Rusisë
“Ju bëj thirrje vendeve të BE-së që Ukrainës t'i jepet statusi i kandidatit në BE. Kjo do të forconte komunitetin dhe idetë evropiane. Gjithashtu bota duhet të miratoje paketën e shtatë të sanksioneve kundër Rusisë. Ukraina gjithashtu duhet të jetë në shënjestër për rindërtim në territorin e çliruar.”,- deklaroi presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
“Ata varen absolutisht nga armët e rënda për t`i bërë ballë pushtimit brutal rus. NATO duhet të ndërtojë “gatishmëri edhe më të lartë” dhe të forcojë aftësitë e saj të armatimeve përgjatë kufirit të saj lindor në vazhdën e agresionit rus në Ukrainë.”,- tha shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg.
Forcat ukrainase vazhdojnë qëndresën në Sievierodonjeck dhe përpiqen të evakuonin civilët, pasi Rusia shkatërroi urën e fundit në qytetin lindor ku prej disa javësh po zhvillohen disa nga betejat më të përgjakshme të luftës. Rusia gjithashtu se ka shkatërruar një depo municioni në Lviv , që përdorej për armët e dhuruara nga vendet e NATO-s. (Farije Dauti Bakiju, TVM2)
