Ndalja e rritjes së çmimeve, Bekteshi: Pres të respektohen marrëveshjet
Prodhuesit dhe shpërndarësit e produkteve ushqimore.....

Prodhuesit dhe shpërndarësit e produkteve ushqimore do të marrin vendimin për të ofruar çmime të reja në rrjetet e supermarketeve dhe për të filluar zbatimin e tij, thotë ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.
Ai pret që marrëveshjet që i kanë linjat e supermarketeve me prodhuesit dhe distributorët të respektohen.
“Të gjithë prodhuesit dhe distributorët duhet të vendosin çmime të reja që do t'u japin rrjeteve të supermarketeve dhe sipas atyre çmimeve të reja që do të ofrojnë atje do të jetë një ulje e çmimeve të këtyre produkteve, nëse lëndët e para dhe të gjitha kostot e tjera mbeten të njëjta.”,- tha ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.
Fotovoltaikët në çatitë e shtëpive, Bekteshi: Energjia e tepërt, mund të shitet
Sa i përket rritjeve të çmimit të energjisë, Ministri Bekteshi shpalosi Rregulloren për burimet e rinovueshme të energjisë që u mundëson qytetarëve dhe kompanive të prodhojnë energji elektrike në kulmet e shtëpive të tyre dhe ta shesin të njëjtën.
“Çdo amvisëri e cila do të prodhoj energji elektrike solare do të ketë mundësi që shtesa e prodhimit ta japin në rrjet dhe në atë mënyrë çmimi i energjisë elektrike me të cilën do ta japi do të jetë mesatarja e çmimit të energjisë elektrike të cilën amvisëri e paguajnë ndaj furnizuesit universal.”,- u shpreh ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.
Këto ndryshime, do të hyjnë në fuqi nga e enjtja, pas publikimit në Gazetën Zyrtare. (Sedat Selimi, TVM2)
