Rama dhe Abazoviç në Ukrainë, përkrahje e fuqishme për Ukrainën

15.06.2022 18:29

Shqipëria dhe Mali i Zi qëndrojnë përkrah Ukrainës....

Shqipëria dhe Mali i Zi qëndrojnë përkrah Ukrainës në luftën e saj kundër agresionit rus. Kështu dy kryeministrat, ai i Shqipërisë, Edi Rama, dhe ai i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, shprehën mbështetjen e tyre në takimin me presidentin e Ukrainës, Volodimir Zelenski, në Kiev.

“Shpreh mbështetjen time të plotë për dhënien e statusit si vend kandidat për Ukrainën. Të tre vendet besojnë në ardhmërinë evropiane të Ukrainës.”,- tha kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

“Mali i Zi fuqimisht mbështet integrimin evropian të Ukrainës. Do ta mbështesim Ukrainës si në aspektin ushtarak ashtu edhe në atë financiar.”,- theksoi kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç.

Përmes një video-mesazhi presidentit Zelenski, mbështetje i shprehu edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski. Lideri ukrainas shprehu falënderimin e tij për mbështetjen që tre vendet i japin Ukrainës.

“Falënderoj Shqipërinë dhe Malin e Zi për mbështetjen që i kanë dhënë Ukrainës. Këto vende iu janë bashkuar vendeve të tjera europiane duke vendosur sanksione ndaj Rusisë si dhe duke dënuar agresionin mbi popullin e Ukrainës.”,- tha presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski.

Paraprakisht dy kryeministrat nga afër panë rrënojat në qytetin Irpin dhe Borodjanka dhe vizituan edhe muzeun e luftës. Kjo është vizita e dytë e Ramës në Ukrainë, pasi ai ishte në Kiev në janar të vitit 2020, kur Shqipëria kishte kryesimin e OSBE-së.

Zyrtari i parë shqiptar i cili vizitoi Kievin pas sulmeve të 24 shkurtit, është kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, i cili vizitoi vendet e bombarduara dhe pati një takim më 27 prill me presidentin Zelensky.( Ersan Pajaziti, TVM2)