Charles Michel mbërrin në RMV, do marrë pjesë në “ Forumin e Prespës për dialog”
Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel...

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, që ndodhet në një mini-turne ballkanik, ka mbërritur në Ohër ku si i ftuar në Forumin e dytë të Prespës për Dialog.
Në aeroportin e Ohrit ai u prit nga Zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bojan Mariçiq.
“Në prag të Samitit të Qershorit të Presidencës Franceze, kjo vizitë është një mundësi e mirë për të ripërsëritur me zotin Michel qëndrimin tonë për angazhimin tonë strategjik dhe partneritetin me BE-në, por edhe për të diskutuar planet e ardhshme për zhvillimin e mëtejshëm të Ballkanit Perëndimor dhe BE-ja”, tha Mariçiç.
Forumit do ti drejtohen edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ai i Sllovenisë, Borut Pahor, i Kroacisë, Zoran Milanoviç, dhe presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq.
