Xhaferi reagon rreth interpelancës: VMRO-DPMNE do të përfitojë pikë politike

15.06.2022 19:00

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi....

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, ka reaguar ndaj interpelancës që u dorëzua kundër tij nga deputetët e VMRO-DPMNE-së.

Në reagimin e tij, Xhaferi thotë se deputetët e opozitës maqedonase, të udhëhequr nga Nikolla Micevski, me qëllim plasojnë të pavërteta në opinion.

“ Mbrëmjen e 25 majit, dyert e sallës ishin të mbyllura që të munden shërbimet e Kuvendit të përcaktojnë numrin e deputeteve të pranishëm, respektivisht nëse ka kuorum për të kaluar në votim”, thuhet në përgjigjen e kreut të Kuvendit.

Xhaferi thekson miratimin e Kodit Etik dhe raportet e fundit vjetore të Entit Shtetëror të Revizionit për transparencë institucionale. Ai i akuzon deputetët e opozitës maqedonase i akuzon se në kohën kur nuk e njihnin si kryetar Kuvendi, nuk i hiqeshin nga kabineti për punët e tyre private.

“E vërtetë e pjesshme është edhe ajo se VMRO-DPMNE -ja dhe koalicioni, në një periudhë kur nuk patën sukses me qëllimet e tyre të mbrapshta më 27 prill të vitit 2017, nuk ishin të pranishëm në koordinimet te mua, edhe pse ishin gjithmonë të ftuar sipas rregullit. Por ama, është e vërtetë absolute se koordinatori dhe deputetët e këtij Grupi Parlamentar, edhe krahas mos pranisë në koordinimet, si manovër e tyre politike para opinionit, në atë periudhë, praktikisht nuk dilnin prej kabinetit tim, kur vinin bile edhe për nevoja dhe kërkesa private”, - thuhet në përgjigjen e kreut të Kuvendit, Talat Xhaferi.