Regjistrimi online, Shaqiri: Sistemi funksionoi, pranuam mbi 14.500 aplikime
MASh e quan sukses bazën e të dhënave të sistemit elektronik....

MASh e quan sukses bazën e të dhënave të sistemit elektronik të aplikimit për nxënësit e vitit të parë të shkollave të mesme, model që u prezantua për herë të parë këtë vit.
Ministri Jeton Shaqiri thotë se janë pranuar mbi 14.500 aplikime dhe disponueshmëria e portalit, rezultoi në një proces dukshëm më të relaksuar krahasuar me të gjitha vitet e mëparshme.
Sipas tij, aplikimi online zvogëloi rrëmujën, dhe i dha siguri maksimale vetë procesit duke mënjanuar faktorin njeri nëpër shkolla, tha ministri. Paralajmëroi nga viti i ardhshëm edhe përmirësime në E-ditar, serverë më të shpejtë që do u mundësojnë mësimdhënësve të punojnë pa probleme, aplikacion mobil i e-ditari, si dhe komunikim më i mirë në kohë reale me prindërit.
Gjithashtu është planifikuar regjistrimi i plotë elektronik edhe i studentëve.
