Maqedoni
Kryeministri bullgar Petkov, dorëzon në Parlament propozimin francez për heqjen e vetos ndaj Maqedonisë së Veriut
16.06.2022 12:26
Kryeministri i Bullgarisë, Kiril Petkov sot në Asamblenë Popullore do ta dërgojë propozimin francez për heqjen e vetos së Republikës së Maqedonisë së Veriut...

Kryeministri i Bullgarisë, Kiril Petkov sot në Asamblenë Popullore do ta dërgojë propozimin francez për heqjen e vetos së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe fillimin e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Këtë e ka bërë të ditur vetë Petkovi para bashkëpunëtorëve të tij më të afërt, informuan mediat bullgare.
“Të enjten zyrtarisht do të dërgohet te të gjitha vendet anëtare të BE-së, ndërsa unë personalisht nesër do ta dërgoj në parlament. Personalisht pas meje qëndrojnë Emanuel Makron dhe Ollaf Shollc. Do ta pranojmë, ndërsa pastaj vazhdojmë më tutje”, deklaroi mbrëmë Petkov.
