Maqedoni

Në Ohër nis sot “Forumi i Prespës për Dialog”

16.06.2022 12:42

Në Ohër sot fillon konferenca ndërkombëtare dyditore Forumi i Prespës për Dialog...

Në Ohër sot fillon konferenca ndërkombëtare dyditore Forumi i Prespës për Dialog, në organizim të Ministrisë së Punëve të Jashtmee nën patronazhin e presidentit Pendarovski. Edicioni i sivjemë I kushtohet  “Ndërtimit të  së ardhmes së Ballkanit Perëndimor në arkitekturën bashkëkohore të sigurisë”.
 
Forumi i Prespës për Dialog do t’i përfshijë çështjet më të spikatura të sigurisë, politikës dhe ato ekonomike me të cilat sot përballen Evropa dhe Ballkani Perëndimor, me theks  të veçantë ndaj implikimeve të luftës në Ukrainë ndaj implikimeve ndërkombëtare, politike, të sigurisë, ekonomike në Evropë dhe më gjerë.
 
Në të marrin pjesë presidentë të shteteve, kryeministra, shefa të diplomacive/ministra të tjerë të dikastereve, si dhe ekspertë ndërkombëtarë, mes të cikëve kryetari I  Këshillit Europian, Sharll Mishell, presidenët e  Kosovës-Vjosa Osmani, Malit të Zi-Millo Gjukanoviq,  presidenti slloven -Borut Pahor dhe  ai kroat -Zoran Millanoviq.
 
Në mesin e pjesëmarrësve janë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ajo e Serbisë, Ana Bërnabiq, nënsekretari i KB-së për çështje Politike, Rozmari Di Karllo, shefat e diplomacive të Austrisë, Aleksandar Shalenberg, të Polonisë, Zbignjev Rau, të Kroacisë, Gordan Gërlliç Radman, të Turqisë, Mevlut Çavushoglli, të Sllovakisë Ivan Korçok, të Greqisë, Nikos Dendias, të Bosnjës e Hercegovinës, Vatikanit, nga SHBA-ja ndihmës sekretari shtetëror Gabriel Eskobar.
 
Në forum do të marrin pjesë Komisioneri i BE-së për Zgjerimin dhe Politikën e Fqinjësisë, Oliver Varhei, sekretarët e përgjithshëm të OSBE-së, të dërguar të posaçëm për Ballkanin Perëndimor të SHBA-së, Britanisë së Madhe, BE-së, Gjermanisë dhe Austrisë, si dhe një numër i madh ministrash për Çështjet Evropiane, Financa, Ekonomi, Mjedisit Jetësor, si dhe përfaqësues të organizatave më të rëndësishme ndërkombëtare dhe rajonale qeveritare dhe joqeveritare.