Botë

Vendimi i ri i Zvicrës për vaksinat

16.06.2022 14:34

Këshilli Federal në Zvicër, ka vendosur të lejojë qasjen në vaksinim përforcues për qëllime jo mjekësore – kryesisht...

Këshilli Federal në Zvicër, ka vendosur të lejojë qasjen në vaksinim përforcues për qëllime jo mjekësore – kryesisht për ata që duan të udhëtojnë. Për udhëtime jashtë vendit, sipas Këshillit Federal, mund të jetë e nevojshme, që të bëhet një vaksinim tjetër përforcues.
 
Në të ardhmen, kjo mundësi do të jetë e disponueshme nga qendrat e vaksinimit të përcaktuara nga kantonet, shkruan BAG. Por, shpenzimet duhet të përballohen nga vetë udhëtarët. Çmimi do të përcaktohet nga kantonet dhe qendrat e vaksinimit.
 
Sipas Këshillit Federal,  TË gjitha vaksinimet e rekomanduara – siç është vaksinimi i dytë përforcues për njerëzit me sistem imunitar të dobësuar – do të mbeten pa pagesë. Por, vaksinimi përforcues për udhëtime kryhet jashtë miratimit të Sëissmedic (off-label) dhe pa rekomandimin e BAG dhe EKI, prandaj duhet ta paguajë vetë i interesuari.