Maqedoni

Zgjerimi i BE-së, Pendarovski: Shtyrja, zbeh ndikimin e BE-së

16.06.2022 15:13

Me porosi të qarta dhe me shpresën se Brukseli më 23 qershor duhet të reflektojë pozitivisht ndaj Maqedonisë së Veriut...

Me porosi të qarta dhe me shpresën se Brukseli më 23 qershor duhet të reflektojë pozitivisht ndaj Maqedonisë së Veriut për nisjen e bisedimeve, iu drejtua presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski, kryetarit të Këshillit të Europës, Sharl Mishel.
 
Çdo prolongim i zgjerimit me shfrytëzim të vetos, sipas kreut të shtetit lëkund kredibilitetin e BE-së, ul ndikimit tek qytetarët dhe t’ia vë fundin procesit të zgjerimit. Presidenti u shpreh i hapur për çdo iniciativë që do të ndihmonte anëtarësimit.  
 
“Në këto momente të luftës në kontinent, dimensioni i zgjerimit është i ritheksuar. Për mbijetesën e politikave të zgjerimit të BE-së nevojitet përgjegjësi e rritur gjeopolitike, veçanaraisht tek vendet anëtare. Çdo iniciativë e cila realisht do të kontribuonte për zhbllokim apo përshpejtim të procesit integrues është i mirëseardhur, përfshirë këtu edhe Bashkësinë Politike Europiane. Këtë e kuptojmë jo si shpërblim ngushëllues ose kompensim për anëtarësim por vetëm si instrument shtesë i cili do të ndihmojë në integrimin më të shpejtë.”,- tha presidenti, Stevo Pendarovski.
 
Mishel: RMV dhe Shqipëria të nisin bisedimet
 
Kryetari i Këshillit të Europës, Sharl Mishel, deklaron se një ndër prioritetet e BE-së mbetet hapja e bisedimeve me Maqedoninë dhe Shqipërinë. Ai nuk shpalos detaje të vendimeve nga kryesimi françez por i bindur në arritjen e marrëveshjes që procesi të lëviz përpara.
 
“Mbështesim gjitha përpjekjet që të gjendet zgjidhje e pranueshme për kontestin e hapur me Bullgarinë. Unë jam i përfshirë në këtë bashkë me Francën dhe BE-në që të ndihmojmë që procesi të shkojë para. Jam i bindur se do të kemi zhvillim pozitiv shumë shpejt që do të jetë shumë i rëndësishëm për vendin tuaj dhe mbarë rajonin. Propozimi për Bashkësinë Politike Europiane, nuk është alternativë e zgjerimit por mundësi që të thellojmë dhe përparojmë bashkëpunimin.”,- theksoi kryetari i Këshillit të Europës, Sharl Mishel.
 
Këshilli i Europës javën që vjen para nisjes së samitit do të organizojë takim me liderët e Ballkanit Perëndimor ku do të flitet se si të arrihen rezultate konkrete të zgjerimit. Sipas Mishel ardhmëria e Europës do të jetë më e sigurt me Ballkanin Perëndimor brenda Unionit, ndërkaq lufta në Ukrainë vetëm se ka përshpejtuar procesin.
 
MERAL ISMAILI