Maqedoni

Kontesti me Bullgarinë, Petkov dërgoi propozimin francez në Kuvend

16.06.2022 16:25

Kryeministri i Bullgarisë, Kiril Petkov, në Asamblenë Popullore do të dërgojë propozimin francez...

Kryeministri i Bullgarisë, Kiril Petkov, në Asamblenë Popullore do të dërgojë propozimin francez për heqjen e vetos për Maqedoninë e Veriut, që hap bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Petkov  tha se është i njohur në detaje me skemën se si do të ndodhë e gjithë kjo.
 
“Të enjten do të dërgohet zyrtarisht në të gjitha shtetet anëtare të BE-së dhe unë personalisht do ta dërgoj në Kuvend. Personalisht, Emmanuel Macron dhe Olaf Scholz qëndrojnë fort pas meje.”,- ka deklaruar Petkov, i cili ka njoftuar se ka shumicë të re parlamentare.   
 
“Ky parlament ka shumicë të re. Të gjithë janë këtu për lojëra politike, nuk ka moral por lajmi i mirë është se këtë e panë të gjithë bullgarët. Ne nuk frikësohemi nga zgjedhjet, sepse njerëzit shohin për momentin dhe kanë pasqyrë të qartë se çfarë po ndodh.”,- tha kryeministri i Bullgarisë, Kiril Petkov.             
 
Propozimi francez, Pendarovski: Nuk kemi parë propozim francez
                                                                 
Nga ana tjetër presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski, ka deklaruar se deri më tani në vend nuk ka arritur asnjë propozim francez për zgjidhjen e kontestit me Sofjen. Ai shtoi se nuk dëshiron të komentojë zhvillimet në skenën politike në Bullgari, sepse, siç tha ai, është çështje e brendshme e Sofjes.
 
“Ne në Shkup, këtu, nuk kemi parë një propozim francez. Ne jemi duke biseduar me kolegët tanë bullgarë dhe për ato bisedime jeni njoftuar nga Ministria e Punëve të Jashtme. Nuk kam ndërmend të komentoj se çfarë po ndodh në Sofje, është dinamika e brendshme politike e tyre.”,- tha presidenti i RMV-së, Stevo Pendarovski. 
 
Osmani: Me qëndrim pasi vendet e BE-së ta mbështesin atë
 
Ndërkohë, ministri i jashtëm, Bujar Osmani, tha se tha se është në komunikim të vazhdueshëm me presidencën franceze me BE-në dhe me autoritetet bullgare. Ai tha se nuk do të komentojë propozimin francez për zgjidhjen e kontestit, para se vendimi të koordinohet mes 27 vendeve të BE-së.           
                                           
“Do të japim qëndrimet tona mbi një propozim të presidencës franceze pasi që ai të jetë shpërndarë ndërmjet vendeve anëtare, ose do të komentojmë një qëndrim i cili ka mbështetjen e të gjitha vendeve anëtare, mendojmë që kjo është mënyra më e drejtë për të komunikuar vërejtjet tona në atë moment kur do e dimë që ky është qëndrimi i 27 vendeve anëtare.”,- u shpreh ministri i jashtëm i RMV-së, Bujar Osmani.                    
 
Sipas Osmanit nëse presidenca franceze vlerëson se edhe përskaj kësaj situate të brendshme në Sofje ata duhet të vazhdojnë me hapa të tjerë për të kapur këtë dritare të qershorit vendi është i gatshëm të bëhet pjesë e atij procesi por pasi që të ketë një qëndrim i cili është i unifikuar nga paraprakisht nga vendet anëtare. 
 
NAIM RAMADANI