Botë
Vazhdojnë luftimet në lindje të Ukrainës, beteja për Severodonjeckun tërbohet
16.06.2022 17:01
Forcat ruse intensifikuan sulmet në Severodonjeck, në përpjekje për të marrë kontrollin e qytetit strategjik...

Forcat ruse intensifikuan sulmet në Severodonjeck, në përpjekje për të marrë kontrollin e qytetit strategjik, që ndodhet në lindje të Ukrainës. Kjo e pamundëson evakuimin e qindra civilëve të bllokuar në uzinën Azot Plant. Ushtria e Ukrainës tha se Rusia ka përqendruar forcat e saj në veri të rajonit Luhansk dhe se po përpiqet të sulmojë njëkohësisht në nëntë drejtime.
“Lufta e ashpër në rajonin e Luhanskut vazhdon, cdo ditë e mëshumë betejat bëhen edhe më të ashpra”, u shpreh komandanti i përgjithshëm i ushtrisë ukrainase Valeriy Zaluzhny.
Linderët evropjan vizitojnë Kievin dhe Irpinin
Në kohën që luftimet ashpërsohen në lindje të Ukrainës, linderët Evropjan takuan presidentin Ukrainas,Volodimit Zelenski në Kivë, më pas vizituan qytetin Irpin, në të cilin janë gjetur shumë dëshmi për krime luftë nga ana e Rusisë.
“Franca ka qenë përkrah Ukrainës që nga dita e parë. Ne qëndrojmë me ukrainasit pa dykuptimësi. Ukraina duhet të rezistojë dhe të fitojë. Irpini është një qytet heroik, sepse këtu, ndër të tjera, ukrainasit ndaluan ushtrinë ruse që po futej në Kiev. Krahas kësaj janë shënuar gjurmët nga stigmat e barbarisë. Ushtria ruse uzurpoi qytete të tjera. Këtu u bënë masakra dhe ne e kemi parë gjurmët e krimeve të luftës, për zbardhjen e të cilave po bashkëpunojmë shumë ngushtë me të gjithë”, theksoi presidenti i Francës, Emanuel Macron.
“Është tmerrësisht e pakuptimtë kjo dhunë që shohim këtu. Qytetarët e pafajshëm janë prekur. Shtëpitë janë shkatërruar. Një qytet i tërë është rrënuar në të cilin nuk kishte fare infrastrukturë ushtarake. Dhe kjo tregon shumë për brutalitetin e luftës nga agresioni rus, e cila thjesht synon shkatërrimin dhe pushtimin, dhe ne duhet ta kemi parasysh këtë në gjithçka që vendosim”, theksoi kancelari gjerman Olaf Scholz.
I pranishëm në Irpin ishtë edhe kryeministi Italian, Mario Draghi, më pas takimit nnë Kievë iu Bashkangjit edhe presidenti i Rumanisë, Klaus Iohannis, i cili udhëtoi më tren drejt Ukrainës.
“Ky agresion i paligjshëm, i pajustifikuar dhe i paprovokuar nga Rusia duhet të ndalet”, u shpreh presidenti i Rumanisë Klaus Iohannis.
Nga ana tjetër Rusia thotë që vizita e tre krerëve nuk duhet të fokusohet ekskluzivisht në dërgesat e armëve në Ukrainë.
“Unë do të doja të shpresoja se udhëheqësit e këtyre tre shteteve – dhe presidenti i Rumanisë – nuk do të fokusohen vetëm në mbështetjen e Ukrainës duke mbështetur më tej Ukrainën me armë. Një gjë e tillë do të ishte e padobishme dhe do të shkaktonte dëme të mëtejshme për vendin”, theksoi zëdhënësi i Kremlinit Dmitri Peskov.
Që të tre liderët prej fillimit të pushtimit rus janë kritikuar ashpër nga Kievi, sepse nuk janë pajtuar të dërgojnë armë të sofistikuara të kalibrit të rëndë. Kësaj rradhe për të njëjtën gjë, ata janë paralajmëruar nga Kremlini.
FARIJE DAUTI BAKIU
