Botë

Tjetër sulm me armë në SHBA, 2 viktima në një kishë

17.06.2022 11:59

Nuk kanë të ndalur sulmet pothuajse të pamotivuara me armë zjarri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës...

Nuk kanë të ndalur sulmet pothuajse të pamotivuara me armë zjarri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
 
Të paktën dy persona u vranë dhe disa të tjerë u plagosën, në sulmin e radhës me armë, kësaj here në ambientet e një kishe në Vestalia Hill në Alabama.
 
Lajmi u bë i ditur nga forcat e policisë, të cilat sigurojnë se agresori u arrestua dhe se nuk ka më rrezik në zonë.
 
Ngjarja ndodhi teksa rreth kishës ishin mbledhur shumë besimtarë për të kremtuar një rit fetar, ku të gjithë sjellin ushqime. Agresori u afrua te njerëzit dhe filloi të qëllonte ndaj tyre pa asnjë motiv.
 
“Kjo është një ngjarje shokuese, kemi marrë mesazhe mbështetjeje nga e gjithë bota”, shpreh prifti Kelley Hudlow i dioqezës së Alabamës.