Maqedoni
VMRO-DPMNE: Propozimi francez, hap drej bullgarizimit
17.06.2022 12:32
Propozimi francez për përfshirjen e kërkesave bullgare në kuadrin e negociatave është një hap drejt bullgarizimit...

Propozimi francez për përfshirjen e kërkesave bullgare në kuadrin e negociatave është një hap drejt bullgarizimit, akuzojnw nga VMRO DPMNE.
Sipas tyre, propozimi francez fjalë për fjalë i vendos kërkesat bullgare në një kornizë negociuese për Maqedoninë në rrugën drejt BE-së. Kjo do të thotë se Maqedonia ose do të duhet të bëhet bullgare në rrugën drejt BE-së ose nuk do të bëhet kurrë anëtare e Unionit.
Opozita maqedonase kwrkon llogari nga Kovaçevski dhe Osmani se si lejuan që kërkesat bullgare të hyjnë në propozimin francez, i cili duhet të jetë korniza që parashikon përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë, duke mohuar se kombi maqedonas ka ekzistuar para vitit 1945, dhe duke mohuar gjuhën, historinw dhe identitetin.
Thonë se nuk do të pranojë marrëveshje që do të nënkuptonte mohim tw gjithckaje maqedonase dhe as përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë nëse nuk kemi garanci me shkrim nga Sofja dhe Brukseli se kjo do të jetë kërkesa e fundit bullgare.
