Maqedoni

Dita e dytë e Forumit të Prespës për dialog, Kovacevski: Integrimi i Ballkanit Perendimor, i domosdoshëm

17.06.2022 12:49

Në Ohër vazhdon konferenca dyditore ndërkombëtare, Forumi i Prespës për Dialog...

Në Ohër vazhdon konferenca dyditore ndërkombëtare, Forumi i Prespës për Dialog, që organizohet nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe këtë vit bart emrin “Ndërtimi i së ardhmes së Ballkanit Perëndimor në arkitekturën moderne të sigurisë”.
 
Në fjalimin e tij në seancën me temë “65 vjet pas Traktatit të Romës: A është Evropa plotësisht e rindërtuar dhe e integruar ekonomikisht?”,  Kryeministri Dimitar Kovaçevski tha se në kushtet e sotme të trazirave botërore, edhe më shumë theksohet tema e integrimit të Ballkanit Perëndimor në Evropë, ku i takon natyrshëm, dhe kur është fjala për procesin integrues evropian të Maqedonisë së Veriut, është  humbur kohë e çmuar.
 
Ai u ndal në tre aspekte, përafrimin e legjislacionit kombëtar me legjislacionin e BE-së dhe zbatimin e standardeve të reformave strukturore, iniciativën rajonale të Ballkanit të Hapur dhe përfitimet e saj ekonomike, si dhe integrimin e rajonit në BE dhe tregun e përbashkët të Unionit.
 
Në panel-sesion marrin pjesë edhe kryeministrja serbe Ana Bërnabiq, Majlinda Bregu, sekretarja e përgjithshme e Këshillit të bashkëpunimit rajonal, Matteo Bonomi, ekspert i ekonomisë nga Instituti Ndërkombëtar në Romë.
 
Sesioni i titulluar “Ballkani Perëndimor – menaxhimi në kohë të turbullta”, do të hapet nga zëvendëskryeministri Bojan Mariçiq dhe do të përfshijë të dërguarit e posaçëm të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA-së Gabriel Escobar dhe Sekretarin e Jashtëm britanik Stuart Peach, të Gjermanisë Manuel Saracin dhe Austria Johannes Eigner.