Maqedoni

Katër vjet nga Marrëveshja e Prespës

17.06.2022 13:06

Më 17 qershor 2018, në Nivitsi u vendosën nënshkrimet e Marrëveshjes së Prespës...

Më 17 qershor 2018, në Nivitsi u vendosën nënshkrimet e Marrëveshjes së Prespës, e cila i hapi rrugën zgjidhjes së mosmarrëveshjes dhjetëvjeçare me Greqinë.
 
Marrëveshja u nënshkrua nga ministrat e atëhershëm të jashtëm të Maqedonisë së Veriut dhe të Greqisë, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Koxias, në praninë e kryeministrave të atëhershëm Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras, mediatorit negociues Methju Nimic, ish-komisionerit për Zgjerimin e BE-së Johanes Han dhe ish- Përfaqësueses së Lartë të BE-së për Politikë dhe Siguri, Federica Mogerini dhe përfaqësues të tjerë të lartë ndërkombëtarë, si dhe përfaqësues të të dyja vendeve. Tetë muaj pas nënshkrimit dhe pas ratifikimit në të dyja vendet, Marrëveshja hyri në fuqi më 12 shkurt të vitit 2019. 
 
Zgjidhja e mosmarrëveshjes,  zhbllokoi  proceset integruese të vendit. Sipas Marrëveshjes, Greqia ishte e para që ratifikoi Protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO dhe më 30 mars, vendi ynë  u bë anëtari i 30-të i Aleancës. Katër vjet më vonë, Maqedonia e Veriut ende nuk ka arritur të nisë bisedimet me BE-në për shkak të vetos së  fqinjit tjetër , Bullgarisë.