Maqedoni

Kriza, Zgjedhjet, Bullgaria, Kovaçevski mbledh të dielën partnerët e koalicionit qeveritar

17.06.2022 13:23

Një ditë pas protestës së opozitës, kryeministri, Dimitar Kovaçevski do t’i mbajë të dielën një takim me partnerët e koalicionit qeveritar...

Një ditë pas protestës së opozitës, kryeministri, Dimitar Kovaçevski do t’i mbajë të dielën një takim me partnerët e koalicionit qeveritar, për të diskutuar rreth krizës, problemit me Bullgarinë dhe zgjedhjeve të rregullta të 2024-s.  
 
“Ne me të gjithë anëtarët e koalicionit kemi kontakte të përditshme, kjo ka të bëj me partitë që janë pjesë e parlamentit por edhe të atyre që janë vetëm pjesë e qeverisë. Qëllimi i takimit është që të bëjmë një ri-kapitullim të zhvillimeve rreth krizës si dhe të shqyrtojmë masat dhe rishikimin e buxhetit. Do të flasim edhe për krizën energjetike të shkaktuar nga lufta në Ukrainë. Për standardin e qytetarëve. Do ta ri-konfirmojmë qëndrimin për zgjedhje të rregullta në vitin 2024. Do të bisedojmë edhe për zhvillimet që ndërlidhen me Bullgarinë”, tha Kovacevski
 
Teksa pret takim konstruktiv, akuzoi opozitën për sjellje destruktive, e se mes tyre ka parti që haptazi shkojnë nëpër takime në Moskë, në kohën kur të gjithë po luftojnëpër ruajtjen e demokracisë.
 
“Tek opozita shohim vetëm destruktivitet, bllokadë, bojkotim dhe çfarë është edhe më keq, është ajo që tek opozita ka parti politike që haptazi janë kundër anëtarësimit tonë në BE dhe NATO dhe të cilët haptazi shkojnë në takime në Moskë, në kohën kur e gjithë Evropa bashkë me SHBA-në luftojnë për ruajtjen e demokracisë“, shtoi kryeministri