Botë

Ukraina sulmon fshatin kufitar rus me raketa

17.06.2022 14:31

Autoritetet lokale në rajonin e Kursk në Rusi raportojnë se, mëngjesin e së premtes...

Autoritetet lokale në rajonin e Kursk në Rusi raportojnë se, mëngjesin e së premtes, një seri shpërthimesh janë regjistruar, fatmirësisht pa shkaktuar viktima.
 
Sipas guvernatorit të provincës, Roman Starovoit, shpërthimet janë shkaktuar nga disa raketa që u lëshuan nga territori i Ukrainës.
 
Starovoit shton se mbrojtja raketore në Gordeevka u aktivizua menjëherë, për të mos lejuar që sulmi të kishte pasoja fatale për banorët e zonës.