Maqedoni

Forumi i Prespës për dialog: Ballkani në BE, Europa e integruar ekonomikisht

17.06.2022 15:04

Thellimi i bashkëpunimit ekonomik midis vendeve të Ballkanit, dërgon sinjal të qartë Europës...

Thellimi i bashkëpunimit ekonomik midis vendeve të Ballkanit, dërgon sinjal të qartë Europës, se rajoni është i përgatitur për t’u integruar në BE, dhe kështu Eruopa do të konsiderohej e integruar ekonomikisht, ishte vlerësimi që doli nga Forumi i Prespës për dialog. 
 
Integrimi i Serbisë, Bërnabiç: Nuk mund të kushtëzohet me Kosovën
 
Kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiç, ftoi gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor,  përfshi edhe Kosovën,  që t’i bashkangjiten iniciativës Ballkani i Hapur. Por në kontekst të integrimit, kundërshtoi që nisja e bisedimeve me Serbinë të kushtëzohet me njohjen e Kosovës, që e cilësoi sërisht “pjesë të Serbisë”.
 
“Të zgjidhni çfardo kontestesh dypalëshe dhe me këtë të kushtëzoni rrugën europiane të një vendi, e cila ka plotësuar të gjitha kushtet që të merr statusin e kandidatit dhe të nis me bisedimet është presedan. Nëse mua më pyesni nuk duhet që të ndodh kjo. A i ndodh veçmë kjo Serbisë? Po i ndodh edhe pse në pozicionet tona negociuese qartë thuhet për normalizim të plotë të marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës. Kosova në përputhje me rezolutën 1244 të Kombeve të Bashkuara, e cila garanton integritetin territorial të Serbisë, askund nuk thuhet për njohjen e të ashtuquajturës Republikë e Kosovës”. u shpreh kryemnistrija e Serbisë, Ana Bërnabiç.
 
Kontesti Kosovë – Serbi, Kovaçevski: Të mos ndikojë shtetet fqinjë
 
Kryeministri Dimitar Kovaçevski konsideron se bashkëpunimi rajonal ekonomik në kuadër të Ballkanit të Hapur është në të mirën e qytetarëve bazuar në vlerat europiane, ndërkaq kontesti sipas tij,  duhet të zgjidhet mes Kosovës dhe Serbisë pa ndikuar shtetet fqinje.
 
“Zgjidhja mes Kosovës dhe Serbisë duhet të gjendet mes dialogut të përbashkët mes dy shteteve. Ne si shtet këtë do ta respektojmë atë zgjidhje dhe qëndrim që do ta arrijnë Kosova dhe Serbia. Zgjidhja duhet të kënaq të dyja palët, por nuk duhet të ketë ndikim mbi shtetet përreth, siç është vendi jonë”, theksoi kryeministri Dimitar Kovaçevski.
 
Bregu: Bashkëpunimi ekonomik rajonal i patjetërsueshëm
 
Sipas kryetares së komisionit për bashkëpunim rajonal Majlinda Bregu, thellimi i bashkëpunimit rajonal është më se i nevojshëm për të  ngritur optimizimin tek qytetarët për një standard më të mirë të jetesës. 
 
“Kur flasim nga këndvështrimi i nevojës dhe pesimizmit të njerëzve e veçanarisht i të rinjëve në rajon, ku çdo i treti është I papunë dhe nevojës së shoqërisë për ndryshime, atëherë do të duhet të përshpejtojmë bashkëpunimin ekonomik dhe të arrijmë ndryshime”, u shpreh kryetarja e komisionit rajonal për bashkëpunim Majlinda Bregu.
 
Por Bregu pranon se për ndryshime të mëdha, do të duhen vite.
 
MERAL ISMAILI