Maqedoni

Rexhepi: Ku mbetën reformat, mandatin ta kthejë Gashi

17.06.2022 15:22

Në një status në Facebook, deputeti Skender Rexhepi sqaron se përse u largua nga Alternativa...

Në një status në Facebook, deputeti Skender Rexhepi sqaron se përse u largua nga Alternativa.
 
“Kam heshtur që, nga ju të dëgjoj zërin kritik ndaj “reformave” që dëmtuan partinë dhe ndaj qasjes së privatizimit të partisë nga ana e “liderit” dhe klanit të tij. Prandaj, sot mos e vajtoni mandatin e deputetit sepse ofendoni të gjithë votuesit dhe përkrahësit politik. Në vend që të vajtoni mandatin e deputetin, së bashku të vajtojmë thyerjen e shpresës së mijëra të rinjve, shpresës për ndryshim dhe për një ardhmëri më të mirë të shoqërisë së përvuajtur shqiptare”, shkruan Rexhepi. 
 
Përgjigjet edhe për kërkesën e Alternativës që të kthejë mandatin që e fitoi nënn llogon e saj. 
 
“Nëse duhet të kërkohet mandati i deputetit, së pari kërkojeni atë nga “lideri” i partisë i cili plot dy vite është deputet dhe nuk ka as edhe një fjalim të vetëm qoftë në seanca, qoftë në komisione parlamentare.  Pyeteni se për çfarë i duhet atij mandati i deputetit? Kërkojeni mandatin nga ai i cili brenda një viti të fundit, tre herë ndryshoi sekretarët e përgjithshëm dhe nënkryetarët e partisë ndërsa vet mbeti i pandryshueshëm. Pyeteni si e “harroi” fjalën – llogaridhënie?", shkruan mes tjerash Rexhepi.