Maqedoni

Kuvend, vazhdon debati për ribalancin e buxhetit

17.06.2022 16:13

Ka vazhduar për të tretën ditë më radhë debati për ribalancin e buxhetit...

Nga Ministria e Financave këmbëngulin se ky ribalnc është në të mirë të qytatarëve dhe sigurisë ekonomike. Premtojnë masa shtesë
 
“Ekipi ekonomik i qeverisë po punojnë në masat e reja të cilat do të jenë të dizajnuara pikirisht drejt atyre të cilët do të kenë më së shumti nevojë dhe për këtë janë sigurar mjetë në ribalns”, u shpreh zv/ministri i Financave, Filip Nikollovski.
 
Nga opozita akuzojnë se  shteti është në prag të bankrotit, borxhi public do të arrijë në 8 miliardë euro ndërsa qytetarët cdo ditë e më tepër po varfërohen. Pyesin qeverinë se si do ti realizojn rritjen ekonomike prej 3,2 %  duke shkurtuar mjete aty ku nuk duhet dhe kur perfomansat ekonomike të vendit ishin katastrofale në muajt kur nuk kishte filluar lufta.
 
“Sipas propozim buxhetit janë planifikuar që të zvogëlohen mjetet për zhvillim nga  31 miliardë d në 24,5 miliardë denarë apo 23,3 %. Si do të mbijetojmë në kohë krize kur nuk kemi mjetë për zhvillim? Këto janë pyetje të cilat duhet të përgjigjeni opinionit sepsë nuk keni qenë as progresiv as një qeveri zhvillimore”, theksoi deptuteti i GROM, Lupco Prencov.
 
Nga pushteti arsyetohen së në vend që tani të ketë më shumë para ata janë të detyrar të kthejnë borxhe të qevrisjes së kalur .Shtojnë se  mjetet që do shkurtohen do të shkojnë aty ku ka më shumë nevojë.
 
“Me shkurtimin në disa zëra nuk bëhet asgjë tjetër përveq se rialokohen mjetet për ndihmë të masave të reja edhe atë 76 milion euro do të jepen periudhën e ardhshme si ndihmë të qytetarëve dhe kompanie drejt grupeve të targetuara”, u shpreh deputetja e LSDM-së, Danila Koleva.
 
Me ribalnsin e buxhetit parashihet që të hyrat të jenë 245,8 miliardë denarë janë rritur për 6, 9 milardër denarë ndërsa të dalurat 288,5 miliardë denarë dhe do të rriten për 161 miliardë denarë.
 
Anëtarët e Komisionit gjatë debatit për buxhetin duhet të shqyrtojnë mbi 200 amendamente, të paraqitura kryesisht nga opozita.
 
GAZMEND KURTISHI