Maqedoni

Urbanizëm, ekspert: Rregullorja e re është anti ligjorë

17.06.2022 16:30

Urbanistë, arkitektë dhe organizata të shoqërisë civile kërkuan nga ministri i Transportit...

Urbanistë, arkitektë dhe organizata të shoqërisë civile kërkuan nga ministri i Transportit, që ta tërheqë nenin 5 të Rregullores për urbanizëm. Sipas tyre Bocvarski fshehurazi dhe pa u konsultuar me askënd ka bërë ndryshime që janë në interes të ndërtuesve dhe biznesit që hap një mundësi të re për korrupsion.
 
Sipas tyre të drejtat e garantuara me Kushtetutë për një mjedis të shëndetshëm dhe hapësirë të humanizuar, me këtë ndryshim bëhen të parëndësishme dhe të pavlefshme. 
 
“Prishet transparenca dhe debati publik gjatë sjelljes së tyre. Publiku professional ku dhe Asociacioni është një përfaqësues I tillë po e humbë rolin e këshilluesit duke u shëndruar në një trup konsultativ pa ndikim. Receta të tilla të planeve janë Kontraverze dhe të rrezikshme për hapësirat në tërësi”, u shpreh përfaqësuesi i asociacionit të arkitektëve Mishko Ralev. 
 
“Dispozita nuk ofron zhvillim dhe është e pazbatuedhme.Në dispozitë nuk janë të parapara përjashtime ,fleksibilitet apo kufizime të tjera”, theksoi drejtoresha e agjencisë për planifikimin e hapësirave Andrijana Andreva.
 
“Sa i përket përgjegjësisë gjatë sjelljes së këtyre regulloreve dhe atë se askush nuk mund ta thërrasë Ministrin në përgjegjësi ,unë them se mundet.Kemi ne kompetente Gjykatën Kushtetuese I cili mund të veprojë”, u shpreh Slagjana Taseva nga Trasparency International.
 
Boçvarski: Nëse ka propozime më të mira, do e ndryshojmë 
 
Edhe pse fillimisht mbrojti dispozitën,  Ministri Boçvarski,u tërhoq e  ftoi të gjitha palët e interesuara dhe ekspertët që së bashku të krijojnë politikat e urbanizmit.
 
“Javën e ardhëshme në Ministrinë e trasportit dhe lidhjeve do të organizojmë një diskutim në të cilin i pres propozimet e juaja se si përmirosjmë këtë nen për të cilin shoh se ka disa dikutime. Nëse gjatë diskutimit kemi zgjidhje më të mirë nga ky nen gjithsesi se unë do të ngre procedurë për ndrshimin e Rregullores dhe neni që e vlerësuat si  kontestues”, theksoi ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski.
 
Debati për Rregulloren e për urbanizmëm u organizua nga Komisoni për parandalimin e korrupsionit.
 
FLORIJE BELULI KAMBERI