Botë
KE merr vendimin, rekomandon statusin e kandidatit për Ukrainën
17.06.2022 16:47
Komisioni Evropian ka rekomanduar dhënien e statusit të vendit kandidat për Ukrainën...

Vendi ka treguar përkushtim për të respektuar vlerat dhe standardet evropiane, bëri të ditur presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen.
“Ne kemi vetëm një mesazh të qartë, dhe ai është - PO. Ukraina meriton një perspektivë evropiane. PO, Ukraina duhet të mirëpritet si një vend kandidat. Me kusht që puna të jetë bërë mirë, dhe puna ende duhet të vazhdojë. I gjithë procesi bazohet në merita dhe përparimi do të varet tërësisht nga Ukraina. Pra, Ukraina tani ka gjithçka në duart e saj”, u shpreh presidentja e KE-së, Ursula Von Der Leyen.
Presidenti Zelensky, pas këtij vendimi tha se kjo do ti siguronte fitoren Ukrainës.
“Ky është një vendim “historik”, I cili na jep mundi, që të t’i sigurojmë fitore vendin tonë. Tani presim rezultate pozitive kur liderët e BE-së të takohen për të vendosur nëse do t’i japin zyrtarisht vendin tonë,statusin e kandidatit javën e ardhshme”, theksoi presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
Vendimi i KE-së: Zelensky e quan historik, reagon edhe Rusia
Rusia thotë se do të monitorojë nga afër kandidatuën e mundëshmë të Ukrainës në BE.
“Moska do të monitorojë nga afër kandidaturën e mundshme të Ukrainës në BE, veçanërisht në dritën e rritjes së bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes brenda BE-së. Ka transformime të ndryshme që ne i vëzhgojmë shumë nga afër”, u shpreh zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.
Rekomandimi do të debatohet nga 27 shtete anëtare në një samit javën e ardhshme në Bruksel. Komisioni Evropian ka rekomanduar dhënien e statusit të vendit kandidat edhe për Moldavinë, por nuk i ka dhënë këtë rekomandim, edhe për Gjeorgjinë për të cilën është vlerësuar aspirata e këtij shteti për integrim në bllok, por është rekomanduar vetëm dhënia e “perspektivës europiane”.
FARIJE DAUTI BAKIU
