Maqedoni

Anketa QSE për punën e MPB-së, 20 % vlerësojnë transparencën në polici

17.06.2022 17:38

Anketa e fundit e Qendrës për Strategji Evropiane tregoi se mbi 20 % të qytetarëve e vlerësojnë si të mirë llogaridhënien...

Anketa e fundit e Qendrës për Strategji Evropiane tregoi se mbi 20 % të qytetarëve e vlerësojnë si të mirë llogaridhënien dhe transparencën e punës policore. Kontrollet e brendshme kanë ndikuar për të përforcuar profesionalizmin policor në terren.
 
“Ky pasqyrim e morrën në bazë të anketës së realizuar telefonike, ku mbi 20 % e qytetarëve notuan përgjegjësinë dhe llogaridhënien e policisë me notë 4 dhe 5. Gjatë vitit 2021 sektori për kontroll dhe punë të brendshme ka ngritur 307 procedura për vërtetimin e përgjegjësisë disiplinore, ka shqiptuar 9 vendime për largimin e punës derisa sa nuk mbaron procedura e ngritur discipilnore ndaj tyre, ka hetuar mbi 1.230 raste në të cilën janë tejkaluar autorizimet dhe detyrat policore dhe njëkohësisht ka dorëzuar 17 padi penale ndaj të punësuarëve”, u shpreh Dimitar Stojanovski nga Qendra për Strategji Europiane - “Evrotink”.
 
Spasovski: Nuk ka veprime selektive në MPB
 
Ministri Spasovski thotë se nuk ka veprime selektive as gjatë kontrolleve të brendshme, të jashtme ose gjatë parashtrimit të padive në gjykatë.
 
“Nëse i hulumtoni vendimet e shqiptuara gjyqësore për paditë të cilët ne i kemi ngritur ndaj të punësuarëve tanë, atëherë do të shikoni se çfarë përmbajnë vendimet gjyqësore dhe do ta kuptoni se pse qytetarët mendojnë se kemi drejtësi joreale”, theksoi ministri i Brendëshëm, Oliver Spasovski.
 
Qendra për Strategji Europiane rekomandon që në kuadër të Zyrës së Avokatit të Popullit të krijohet një repart I veçantë për kontroll shtesë të punës policore e cila do të jetë e përbërë nga të punësuar të MPB-së dhe sektorit civil 
 
REXHEP QAMILI