Botë
Mblidhet Komisioni i Posaçëm për reformën zgjedhore në Shqipëri
17.06.2022 19:20
Dy vite pas ndryshimeve në Kodin zgjedhor, palët politike në Shqipëri u ulën sërish për të rishkruar rregullat...

Dy vite pas ndryshimeve në Kodin zgjedhor, palët politike në Shqipëri u ulën sërish për të rishkruar rregullat e sistemit zgjedhor. Bashkëkryetari i Komisionit Damian Gjiknuri foli për një reformë që do të kërkojë sërish bekim ndërkombëtar, ndërsa i kërkoi opozitës që të lërë mënjanë politikën.
Do kërkojmë asistencën e OSBE ODIHR, si edhe organizma të tjerë si SHBA, BE, KiE. Do I drejtohemi me një letër për të na ofruar asistencë. Procesi nuk do të jetë peng I afatit.
"Sipas traditës, bashkë me bashkëkryetarin do propozojmë edhe një numër ekspertësh 4 deri në 6. Synojmë që këtë komision ta drejtojmë në mënyrë të bashëkrenduar. Debatet politike t’i lemë jashtë kësaj salle, ky komision dhe ligji zgjedhor reflekton vullnet politik. Propozoj kërkimin e asistencës, lejimin për t’u drejtuar organizmave dhe përcaktimi I numrit të ekspertëve dhe më pas nisim punën për adresimin e rekomandimeve.” u shpreh Gjiknuri.
Por kjo kërkese e Gjiknurit nuk gjeti dakordësinë e opozitës, e cila kërkoi votën e diasporës dhe që administrata t'i mbajë larg duart nga zgjedhjet.
“Thelbi i veprimtarisë orientohet në dy çështje. E para me krijimin e një procësi gjithpërfshirës. E dyta unë kam kërkuar dhe kam gjetur dakordësi që të drejtojmë të njëjtën kërkesë siç i dërguam OSBE-ODHIR edhe organizmave të tjera si SHBA e BE. Unë kërkoj të bëhen 6 ekspertë për të akomoduar edhe nevojat e ekspertizës teknike të përfaqësuesve të pjesës sonë, por edhe në funksion të një analize teknike të të gjitha nevojave që ky komision do të duhet të trajtojë”, tha bashkëkryetari demokrat i komisionit për reformën zgjedhore Enkelejd Alibeaj.
Në mbledhjen e parë,Komisioni i Reformës Zgjedhore dakordësoi që të asistohet nga 8 ekspertë, që do të përcaktohen nga të gjitha partitë politike. Për herë të fundit sistemi zgjedhor u ndryshua në 2020, përmes Tryezës Politike që riktheu në sistem PD-në pasi lënies së mandateve.
LULJETA NDOKA
