Botë
Serbi, një person i infektuar me linë e majmunëve
17.06.2022 19:37
Serbia konfirmoi të premten rastin e parë me linë e majmunëve...

Instituti i shëndetit publik në këtë vend, Batut, tha se rasti është i importuar. Janë marrë të gjitha masat e parapara për evidentimin, testimin, raportimin dhe kontrollin e përhapjes së mëtejshme të infeksionit.
Zakonisht është e lehtë, por ka dy variante kryesore të saj: varianti i Kongos, i cili është më i rëndë - me vdekshmëri deri në 10 për qind - dhe varianti i Afrikës Perëndimore, i cili ka një shkallë të vdekshmërisë në rreth 1 për qind të rasteve.Ai është më i zakonshëm për vendet afrikane, por muajve të fundit ka pasur raste edhe në Evropë dhe SHBA.
