Botë
ShBA: Valë historike të nxehti, 100 milionë vetë në alarm; “Digjet” Europa: 43 gradë në Spanjë, 40 në Francë e Portugali
17.06.2022 19:50
Kaq nxehtë, sa mund të piqni hamburger në haubën e makinës...

Kaq nxehtë, sa mund të piqni hamburger në haubën e makinës. Kështu e përshkruajne mediat amerikane valën e të nxehtit që po afrohet pjesëve të ndryshme të vendit me temperatura rekord, ndërsa 100 milionë banorë janë paralajmëruar të përgatiten për mot përvëlues.
Fronti nxehtë ka sjellë temperatura që variojnë nga 10 deri në 30 gradë mbi normalen. Në disa zona, termometri llogaritet t`i afrohet 40 gradëve Celsius. Kjo valë të nxehti mund të lëvzië në të gjithë Pensilvaninë perëndimore, e shoqëruar edhe me stuhi. Përvëlim edhe në Europë.
Spanja goditur nga një valë e nxehti e hershme, e temperaturat pritet të arrijnë në 43 gradë Celsius e kjo do të zgjasë deri të dielën . të paktën tre zjarre janë përhapur nëpër pyjet e Katalonjës, ende nuk është urdhëruar evakuim, por njerëzve u kërkohet të qëndrojnë në shtëpitë e tyre. Portugalia, pa majin e saj më të nxehtë që nga viti 1931.
Edhe në Francë temperatura ka arritur 40 gradë e nesër pritet të rriten më shumë. Në disa pjesë të Francës janë ndaluar ngjarjet publike në ambiente të jashtme, si pasojë e temperaturave të larta. Shkencëtarët thonë se valët e të nxehtit janë bërë më të mundshme për shkak të ndryshimeve klimatike.
