Botë

Vazhdojnë luftimet në Ukrainë, Zelensky mirëpret statusin e vendit kandidat

18.06.2022 14:12

Kombet e Bashkuara raportojnë se më shumë se 10,000 civilë, duke përfshirë qindra fëmijë...

Kombet e Bashkuara raportojnë se më shumë se 10,000 civilë, duke përfshirë qindra fëmijë, janë vrarë ose plagosur në luftën në Ukrainë deri më tani. Rreth 4,509 njerëz u vranë dhe 5,585 u plagosën deri në mesnatën e 16 qershorit në Kiev, tha Zyra e Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut (OHCHR). Në mesin e të vdekurve ishin edhe 294 fëmijë. Ndërsa luftimet në pjesën lindore përkatësisht rajonin e Dombasit vazhdojnë.
 
Granatimet kanë bllokuar 77 minatorë në një minierë qymyri në rajonin Donetsk të Ukrainës lindore. Minatorët mbetën të bllokuar nën tokë pasi u ndërpre energjia në minierën Zasyadko.
 
Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar ka thënë se Rusia ka rinisur përpjekjet e saj për të avancuar në jug të qytetit lindor të Ukrainës, Izium, në 48 orët e fundit. Paoshtu vazhdojnë luftimet e ashpra në rajonin e Severodonetskut. 
 
Ndërkohë ukraina ka marr rekomanimin për statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE, që sipas presitentit Zelensky paraqet kontributin më të madh për ardhmërinë e evropës. 
 
“Vlerat ukrainase janë vlera evropjane, institucionet e Ukrainës e ruajnë fuqinë edhe në kushte lufte. Shprehitë demokratike ukrainase nuk e kanë humbur forcën. Anëtarësimi në BE nuk është pozitiv vetëm për ne, ky është kontributi më I madh për ardhmërinë e evropës për shum vite.”, tha presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky. 
 
Putin: Nuk kundërshtojmë anëtarësimin e Ukrainës në BE
 
Statusi i vendit kandidat për anëtarësim në BE i Ukrainës nuk i pengon as presidentit rus Vlladimir Putin. Në forumin ekonomik ndërkombëtarë në Shën Peterburg Putin ka thënë se është kundër anëtarësimit të Ukrainës në NATO.
 
“Bashkimi Evropjan nuk është organizatë ushtarake, apo bllok politico ushtarak, për dallim nga NATO. Vazhdimisht themi se qëndrimi ynë është shum I qartë për këtë çështje. Ne nuk kemi asgjë kundër asaj.”, tha  presienti i Rusisë Vlladimir Putin.
 
Putin njëherit ka përsëritur qëndrimin për njohjen e republikave të Donbasit. Në rrethana lufte autoritetet e Ukrainës kanë vendosur që nga një korriku të anulojnë regjimin për hyrje pa viza në teritorin ukrainas nga ana e shtetasve rus. Nga ana tjetër në një vizitë të pa pritur në Kiev kryeministri britanik, Boris Johnson, është zotuar për të ofruar më shumë ndihmë ushtarake për Ukrainën.
 
FLUTURA LATIFI