Maqedoni

Një person humbi jetën në aksidentin rrugor në rrugën Kumanovë-Likovë

11.01.2015 14:45

Një person humbi jetën në një aksident të rëndë që ndodhi mbrëmë rreth orës 19 në rrugën rajonale Kumanovë-Likovë...

"Ljuman M (21) nga fshati Sllupçan, duke drejtuar automjetin  "ford puma" me targa të Kumanovës në afrsi të varrezave të fshatit Orizarë e humbi kontrollin ndaj automjetit dhe ka kaluar në anë e majtë të rrugës  ku më pas u përplas me një objekt, i locuar në rrugë, informon zëdhënësja e MPB-së, Marija Jakovlevska.
 
Nga lëndimet e marra 21-vjeçari, banor i Sllupçanit ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa mjeku i ndihmës së shpejtë të Kumanovës vetëm e ka konstatuar vdekjen e djaloshit./mia