Maqedoni
Osmani: Qëndrimi për propozimin francez kur të vijë koha
18.06.2022 14:25
Shefi i diplomacisë Bujar Osmani nuk preferon të shpalos qëndrimin e vendit rreth propozimit francez...

Shefi i diplomacisë Bujar Osmani nuk preferon të shpalos qëndrimin e vendit rreth propozimit francez për marrveshje mes Shkupit dhe Sofjes, që synon shmangjen e vetos për fillimin e bisedimeve me BE-në. Do të flasim kur të vijë koha, përkatësisht kur zyrtarisht të vijë propozimi në vend, pasi të jetë pranuar nga të gjitha vendet e BE-së thot Osmani.
“Ne nuk kemi marr formalisht propozim pasi tek ne si vend kandidat duhet të arrijë pasi BE-ja do të harmonizojë qëndrimin. Kuptohet unë kam mënyrë se si të kem qasje tek ai dokument, bëjmë analiza por qëndrimin tonë do ta themi për të gjitha çështjet kur të vijë koha për atë, kur ne vlerësojmë se është në interesin tonë ta bëjmë atë. Flas për qëndrimet publike.”, tha ministri i punëve të jashtme, Bujar Osmani.
Por Osmani nuk e përjashtoi mundësinë që në takimin e së dieles të koalicionit qeverisës të diskutojë edhe reth propozimit francez por ai theksoi se ky takim nuk është thirrur për shkak të këtij propozimi.
Petkov: Për propozimin francez do të vendosë kuvendi
Ndërsa kryeministri bullgar Kirill Petkov ka ritheksuar qëndrimin se nuk do të sjell vendim rreth propozimit francez apo heqjen e vetos ndaj Maqedonisë së Veriut pa vendim të parlamentit bullgar. Por Petkov thekson se propozimi francez i garanton të drejtat e bullgarëve në Maqedoninë e Veriut dhe përfshirjen e tyre në Kushtetutë.
“Nuk e kamë parë propozimin e Francës por nga ajo që e di mbrohen të drejtat e bullgarëve dhe RVM deri në konferencën e parë duhet ti përfshijë në kushtetutë. Për çdo tast unë asgjë nuk do të ndërmarr pa parlamentin, çfardo vendimi që të sjell kuvendi ashtu do të jetë edhe qëndrimi im rreth kësaj çështjeje javën e ardhëshme në Bruksel.”, tha kryemisnitër i Bullgrisë, Kirill Petkov.
Radev: Propozimi njëhap në drjetimin e duhur
Edhe presidenti bullgar Rumen Radev vlerëson se propozimi i presidencës franceze është hap në drejtim të duhur, por sipas tij mbeten shumë çështje të cilat duhet të sqarohen para se të hiqet vetoja. Radev njëherit e ka kritikuar kryemisnitrin Petkov për mospërgaditje të një propozimi bullgar, ndërsa kërkon që para se të dërgohet në kuvend propozimi francez Qeveria duhet të ketë qëndrimin e sajë.
Dimitrov: Propozimi e vendos fatin tonë në duart e Sofjes
Nga ana tjetër ish-ministri i Punëve të Jashtme, i Maqedonisë së Veriut Nikolla Dimitrov vlerëson se Propozimi i presidencës franceze na shpie më larg, e jo më afër anëtarësimit në BE.
“Përfshirja e kërkesave bullgare në procesin e bisedimeve, edhe atë në pjesën më të rëndësishme – kapitullin Fundamente, na e vendos fatin plotësisht në duart e Sofjes. Nëse ajo nuk është e kënaqur nga çka do qoftë, do të qëndrojmë në vend ose do të na kthejnë prapa.”, ka thënë Dimitrov për Dojçe Vele.
FLUTURA LATIFI
