Maqedoni

Osmani priti Peshkopin Gallager: Shkupi dhe Vatikani kanë mardhënie të mira

18.06.2022 14:46

Maqedonia e Veriut ka mardhënie të mira me Vatikanin.....

Maqedonia e Veriut ka mardhënie të mira me Vatikanin. Kështu u shprehën shefi I diploamcisë Bujar Osmani dhe Sekretari për Marrëdhëniet me shtetet i Selisë së Shenjtë, Kryepeshkopi Poll Riçard Gallager. Zhvillimi i suksesshëm i marrëdhënieve dypalëshe mes dy vendeve, bazohet në lidhje të rëndësishme historike, vlera të përbashkëta kulturore dhe tradita të përbashkëta shpirtërore thekuan dy bashkëbiseduesit. Minsitri Osmani tha se këto mardhënie bazohen në lidhjen tonë tradicionale, të mishëruar në Gonxhe Bojaxhiun, lindur këtu në Shkup, Nënën tonë Terezë, e cila me humanizmin dhe mëshirën e saj është e rrënjosur thellë si shenjtore në sistemin e vlerave katolike romake. 
 
“Për më pak se një muaj kishim vizitë jashtëzakonisht të frytshme  në Vatikan ku realizuam takim me Papa Françeskun pikërisht me rastin e ditës së ilimunistëve Kirili dhe Metodi. Ende e kujtojmë dhe vlerësojmë vizitëne tij në Shkup para tre ditësh dhe fjalët e tij të dërguara nga Shkupi u pritpën si një bekim për shoqërinë tonë multietnike dhe multi funksionale si pjesë e sistemit të vlerave që janë domonuese në shoqëritë që janë pjesë e civilizimit perëndimor.”, tha ministri i punëve të jashtme, Bujar Osmani.
 
Kryepeshkopi Gallagher rikonfirmoi mbështetjen e Selisë së Shenjtë në rrugën e Maqedonisë së Veriut drejt BE-së.
 
“Përshëndesim përpjekjet me të cialt Maqedonia e Veriut i plotëson reformat e kërkuar anga procesi integrues duke shpresuar se do të gjendet zgjidhje për pengesat tjera në bisedime. Si problemet historike ashtu edhe problemet momentale të cilat mund të zgjidhen me bashkëpunim të ndërsjell.”, tha Kryepeshkopi i Vatikanit, Poll Riçard Gallager.
 
Sekretari për Marrëdhëniet me shtetet i Selisë së Shenjtë, Kryepeshkopi Poll Riçard Gallager është takuar edhe me kryemisnitrin Dimitar Kovaçevski.
 
FLUTURA LATIFI