Maqedoni
Sllupçan, rrezikohen 135 hektar me pisha
18.06.2022 15:50
Mbi 135 hektarë pyje me pisha mbi fshatin Sllupçan tash një kohë kanë filluar ti nënshtrohen rrezikut të tharjes së drunjëve....

Mbi 135 hektarë pyje me pisha mbi fshatin Sllupçan tash një kohë kanë filluar ti nënshtrohen rrezikut të tharjes së drunjëve. Këtë dukuri e kanë vërejtur banorët e Sllupçanit të cilët menjëherë kanë alarmuar organet kompetente në vend.
“Para dy muajsh duke kaluar rrugës për në Kosovë vërejta se mali me pisha mbi fshatin Sllupçan ka filluar të humb formën e vet dhe të thahet. Bëhet fjalë për një insekt i quajtur grrenza e kuqe e pishës, e cila e shkatërron këtë mal mbi Sllupçan. Këto pisha janë të mbjellura para 50 vitesh në një sipërfaqe prej 135 hektarë. Kam kërkuar ndihmë nga Kryetari i Komunës së Likovës dhe nga ndërmarrja e pyjeve, por deri tash ta nuk më janë paraqitur, Mirëpo nga fakulteti i bujqësisë, respektivisht ekspertët për drunjë kanë thënë se do të vijnë në shtator ose tetor për të hetuar se përse po thahen drunjët.”, na njohtoi Dr. Fatmir Hasani.
Nga fakulteti i pylltarisë paralajmërojnë se reagimi ndaj këtij insketi të dëmshëm mundet të ndërmirret gjatë muajit maj të vitit të ardhshëm atëherë edhe kur është aktiv.
“Gjendjen jemi duke e përcjellur përmes shërbimit pranë Katedrës për mbrojtjen e pyjeve dhe drunjëve. Bëhet fjalë për një insekt në rajonin e Kumanovës, i cili ka sulmuar 153 hektarë pyje me kultura të pishave në periudhën gjatë muajve prill-maj. Është një insekt i dëmshëm. Për momentin mundet vetëm të shikohet parashikimi për vitin e ardhshëm, respektivisht për muajin e maj, kur edhe është aktiv insekti në fjalë. Ka shumë mundësi për shkatërrimin e këtij insketi një ndër to janë bio preparatet.”, na deklaroi prof.Dr. Sterja Naçeski.
Ndryshe bëhet fjalë për sipërfaqe të mëdha pyjore të mbjellura me kultura të pishave para 50 vitesh nga rinia e atëhershme, Vlen të theksohet se para disa vitesh një pjesë të këtyre sipërfaqeve pyjore e kishin përfshirë edhe flakët e zjarrit.
FATLUM AQIFI
