Botë
Kurti: Kosova pret muajin e ardhëshëm heqjen e vizave
18.06.2022 16:20
Derisa Maqedonia dhe Shqipëria presin nga BE drit të gjelbërt për fillimin e bisedimeve për anëtarësim...

Derisa Maqedonia dhe Shqipëria presin nga BE drit të gjelbërt për fillimin e bisedimeve për anëtarësim, Kosova është në pritje të heqjes së vizave.
Kryeministri Albin Kurti ka shfaqur shpresë se muajin e ardhshëm Kosova do të marr liberalizimin e vizave, pasi i ka plotësuar kushtet e vendosura nga Komisioni Evropian për liberalizimin e vizave.
“Ne moti i kemi plotësuar 95 kriteret që është më shumë sesa dyfishi i kritereve për vendet e rajonit. Gjithmonë është theksuar problemi me imazhin e Kosovës e tash gjatë këtij më shumë se një viti kemi punuar shumë dhe organizatat ndërkombëtare kanë thënë se imazhi i Kosovës s’është i para dy vjetëve. Unë s’mund të flas për data se kur mund të ndodhë liberalizimi ne po i bëjmë detyrat e shtëpisë dhe po e bëjmë më të mirën por s’mund të flasim në emër të shteteve të BE-së. Ajo çka duhet të theksojmë çdo ditë është se moti i kemi plotësuar kriteret dhe se muajin e ardhshëm shënojmë katër vjetorin që kur Komisioni Evropian ka dhënë rekomandimin për herën e dytë se Kosova i ka plotësuar krietere”, tha kryeministri i Kosvës, Albin Kurti.
